Dyfishohet shkalla e obezitetit në Britani NULL NULL 11.11.2017 21:30 11.11.2017 21:30 Britani ka problemin më të madh me obezitetin në Evropën Perëndimore, ka treguar një raport i publikuar së fundmi. Shkalla e obezitetit në Mbretërinë e Bashkuar pothuajse është dyfishuar që nga fillimi i viteve të 90-ta. Në raportin e publikuar nga OECD, thuhet që ky vend po ndjek hapat e SHBA-ve, që mban vendin e dytë në botë për mbipeshë, dhe kjo është shndërruar në diçka normale në Britani pasi që emisionet amerikane në TV kanë një shikueshmëri të lartë. Rreth 27% e popullatës britanike tani janë mbipeshë. Shtetet si Meksika, SHBA-të, Zelanda e Re, Hungaria dhe Australia kanë problemet me të mëdha në botë sa i përket obezitetit.