Dy ushtarë të vrarë në sulmet izraelite, thotë ushtria iraniane NULL NULL 26.10.2024 13:15 26.10.2024 13:15 Një pamje e përgjithshme e Teheranit pas disa shpërthimeve u dëgjuan, në Teheran, Iran, më 26 tetor 2024. Foto: Reuters Dy ushtarë iranianë u vranë në sulmet izraelite të shtunën në mëngjes, tha ushtria iraniane. Pa sqaruar se ku ndodhën vdekjet, deklarata e publikuar në median shtetërore thoshte se ushtarët u vranë “duke u përballur me raketa të entitetit kriminal sionist”, një referencë për Izraelin. Sulmi hakmarrës i Izraelit ndaj Iranit synoi sistemet e tij të mbrojtjes ajrore dhe objektet e prodhimit të raketave në provincat e Teheranit, Khuzestanit dhe Ilamit. Ende nuk dihet shkalla e dëmit, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv. “Ushtria e Republikës Islamike të Iranit në mbrojtjen e sigurisë së territorit iranian dhe parandalimin e dëmtimit të popullit dhe interesave të Iranit ka sakrifikuar dy personel duke u përballur me predha të entitetit kriminal sionist”, thuhet në deklaratën e publikuar në mediat iraniane.