Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident trafiku në autostradën Durrës-Tiranë NULL NULL 27.11.2022 09:08 27.11.2022 09:08 Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është lënduar. Policia njofton se ngasësi 26-vjeçar i automjetit i makinës e ka humbur kontrollin dhe më pas është dërguar në spital, nga ku edhe raportohet se është në gjendje të rëndë. “Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen”, thuhet në njoftimin e policisë. Bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./TCH