Dy të lënduarit e djeshëm nga të shtënat me armë zjarri në “Kodrën e Trimave” cilësohen si të dyshuar NULL NULL 22.11.2024 10:49 22.11.2024 10:49 Plagosja Vranjefc Pasditen e djeshme, në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë u raportua për gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast dy persona mbetën të lënduar. Klankosova.tv raportoi dje ekskluzivisht për këtë rast. E sot, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin, duke njoftuar se dy të lënduarit janë cilësuar si të dyshuar. “Raportohet se për motive të panjohura, i dyshuari mashkull kosovar, me armë zjarri ka plagosur dy meshkuj kosovarë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, po ashtu në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat”. “Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një personi, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri revole CZ. Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë”, ka njoftuar Policia. /Klankosova.tv