Dy të lënduara në një vetaksident me motoçikletë në Gjilan NULL NULL 11.06.2024 10:28 11.06.2024 10:28 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Një vetaksident ka ndodhur në Gjilan, lëndime të rënda ka pësuar drejtuesja e motoçikletës dhe pasagjerja. Në raportin e policisë bëhet e ditur se të dyja janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv. “Është raportuar për vetaksident komunikacioni rrugor, ku si pasojë lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesja e motoçikletës dhe pasagjerja femër kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.