Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të lënduar pas një aksidenti mes tri veturave në Prishtinë

NULL NULL
18.07.2024 14:47
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese. Policia e Kosovës

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave që ka ndodhur sot në rrugën “Dëshmorët e kombit ” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e kombit ” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme