Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të arrestuar për mashtrim, komuna e Istogut deklarohet për tentim-shitjen e pronës

NULL NULL
nga Albert Bajrami 11.07.2024 13:58
Istog
Istogu

Dy burra kanë rënë në prangat e policisë.

Ata dyshohet për vepren penale të mashtrimit, pasi që ia kishin shitur një personit tjetër një lokal, i cili ishte pronë e komunës së Istogut.

Kryetari i Istogut Ilir Ferati, tha për Klankosova.tv se janë në dijeni për rastin dhe po i presin informacionet shtesë nga policia dhe prokuroria.

“Sot do të kem një takim me komandantin e stacionit policor në Istog, ku do të marrë edhe informacionet shtesë lidhur me rastin dhe do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Ferati për Klankosova.tv

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se ndaj të dyshuarve është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

Dyshohet se viktima u dëmtua goxha shumë me para.

Klankosova.tv mëson se vlera e dëmit është rreth 200 mijë euro.

Njëra nga të dyshuarit ishte shfaqur si noter për dy vjet e kishin detyruar viktimën që të paguante për dy vjet shuma të ndryshme.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin./Klankosova.tv

Arrestohen dy persona, mashtruan duke shitur lokalin që ishte pronë e komunës së Istogut

lajme të ngjashme