Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të arrestuar për import dhe eksport të armëve

NULL NULL
21.11.2025 09:19
Foto ilustruese

Të enjten, Policia ka arrestuar dy persona në zonën Fushë Kosovë–Drenas, të dyshuar për import, eksport, furnizim dhe prodhim të paautorizuar të armëve.

Gjatë aksionit policor, i cili është zhvilluar në dy lokacione të ndryshme që lidhen me të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë: një AK-47,një pistoletë gazi, një optikë për AK-47, 50 fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe dy telefona celularë, transmeton Klankosova.tv.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në prani të prokurorit të rastit. Me vendim të tij, ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë

lajme të ngjashme