Dy të arrestuar në Fushë Kosovë, e kanosën me thikë, e rrahën dhe ia thyen telefonin babait të tyre NULL NULL 01.08.2024 11:02 01.08.2024 11:02 Foto ilustruese: Arrestim Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kanosur me thikë, kanë sulmuar fizikisht dhe i kanëthyer telefonin babait të tyre. Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kishin kanosur me thikë, sulmuar fizikisht dhe i kishin thyer telefonin babait të tyre. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.