Dy superndeshje në Superligë, transmetohen drejtpërdrejtë në Artmotion NULL NULL 01.12.2024 07:32 01.12.2024 07:32 Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy superndeshje të javës së 15:00. Me fillim nga ora 13:00 luhet ndeshja Gjilani – Malisheva dhe transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të Artmotion. Në po të njëjtin termin, luhet edhe një lojë goxha interesante. Në Klinë, Dukagjini përballet me Prishtinën. Fitorja do t’u kryente goxha punë vendasve sot, në rrugën për mbijetesë në futbollin elitar kosovar. Edhe kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më gjigante televizive në vend, Artmotion, në kanalin Sport 2. Derisa, ditën e djeshme u luajtën dy ndeshje të javës së 15-të. Në derbin e kësaj xhiroje, Drita e mposhti kampionin aktual Ballkanin, me rezultat 2:3. Ndërkaq, Llapi as kësaj radhe nuk fitoi pasi që u ndal me barazim nga Ferizaj 1:1. Të premten, Ferronikeli ’74 e arriti fitoren e parë këtë sezon duke e mposhtur Suharekën me rezultat 3:1.