Dy superduele për një vend në finalen e Kupës së Kosovës! NULL NULL 03.02.2026 12:50 03.02.2026 12:50 Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll zhvillohen nesër, ku katër skuadrat më të mira të këtij edicioni do të luftojnë për një vend në finale dhe për trofeun e çmuar. Pas çerekfinaleve shumë interesante, Bashkimi, Sigal Prishtina, Trepça dhe Bora kanë siguruar kualifikimin dhe tashmë pritet një rivalitet i fortë e basketboll cilësor, ndeshje këto që transmetohen në platformën më të madhe televizive, Artmotion. Në gjysmëfinalen e parë do të përballen Bashkimi dhe Sigal Prishtina, dy emra me traditë në basketbollin kosovar dhe me ambicie të qarta për finalen. Prizrenasit eliminuan GO+ Pejën në çerekfinale, ndërsa prishtinasit kaluan Vëllaznimin. Kjo përballje do të transmetohet drejtpërdrejt në Kanalin Sport 2. Gjysmëfinalja tjetër do të sjellë duelin Trepça – Bora, transmeton Klankosova.tv Kampionët në fuqi nga Mitrovica synojnë mbrojtjen e trofeut, ndërsa prishtinasit e Borës kërkojnë finalen e parë në historinë e Kupës. Trepça në çerekfinale eliminoi Golden Eagle Yllin, kurse Bora ishte më e mirë se Rahoveci 029. Ky ballafaqim transmetohet në Kanalin Sport 3. Edhe në fazën gjysmëfinale, përballjet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa skuadra më e mirë pas dy takimeve siguron biletën për finalen. Në edicionin e kaluar, Trepça kishte triumfuar në finale ndaj Bashkimit me rezultat 85:79./Klankosova.tv