Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy super ndeshje të BKT Superligës ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
12.09.2021 12:28

Magjia e BKT Superligës vazhdon edhe më tutje në platformën Artmotion.

Pas tre ndeshjeve të ditës së shtunë, në transmetim do të jenë edhe dy duele të tjera në këtë të dielë sportive në platformën numër një në vend.

Duke nisur nga ora 15:00 në Art Sport 1 dhe Klan Kosova do të transmetohet ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, e cila ka rëndësi mjaft të madhe për të dy skuadrat.

Nga njëra anë Gjilani synon fitoren për t’u ngjitur në vendet e para kurse nga ana tjetër Dukagjini synon fitoren e parë. Kjo ndeshje komentohet
nga Arlind Sadiku.

Nga ana tjetër në ArtSport 3 vjen dueli mes Llapit dhe Feronikelit që zhvillohet në Merdarë teksa të dyja ekipet duan fitoren për tu stabilizuar në tabelë sepse akoma nuk kanë arritur fitoren e parë sezonale.

Llapi në këtë duel do jetë pa kryetrajnerin, Tahir Batatina i cili është i suspenduar sepse ai ishte ndëshkuar me karton të kuq. Këtë përballje e komenton Naim Selmani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme