Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy super ndeshje nga basketbolli kosovar hapin xhiron e 23-të

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 13.03.2021 10:00

Dita e shtunë në Art Motion është mjaft e pasur me ndeshje nga basketbolli. Xhiro e 23 në Five Star Superligën e hap perdën me klasikën e basketbollit, Trepça – Sigal Prishtina. Ndeshja që do të zhvillohet në Mitrovicë do filloj nga ora 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 2. Nga ana tjetër, ndeshja përmbyllëse e ditës së shtunë do zë vend në Prizren ku nikoqirët e Bashkimit presin të motivuarit e Golden Eagle Yllit, në luftën për kualifikim në fazën play off. Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 2.

17:00 TREPÇA – SIGAL PRISHTINA ART SPORT 2

Në qytetin e Mitrovicës, Trepça do ti bëj konak Sigal Prishtinës që duket se ka filluar të rikthehet në formë të mirë me tre fitore në 5 ndeshje të fundit. Trepça që është në luftë për kualifikim në fazën e play offit, do ta ketë përballjen direkte me bardh e kaltërit dhe fitorja e gjashtë rresht do e shtonte motivimin për skuadrën mitrovicase në konsolidimin sa më lartë në tabelë.

Nga ana tjetër, Sigal Prishtina me trajnerin e ri Ljupco Malinkov arritën të triumfojnë xhiron e kaluar përballë Pejës, dhe atë performancë fantastike dëshirojnë ta përsërisin edhe ndaj Trepçës. Për momentin kryeqytetasit janë një fitore më pak se kundërshtarët dhe një triumf eventual në udhëtim do barazonte serinë dhe do ishte seriozisht në garë për ta shpëtuar sezonin. 

Në tri ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni, Sigal Prishtina ka triumfuar dy herë ndërsa Trepça triumfoi në përballjen e fundit. 

Trepça, 5-shja e mundshme startuese:
Azemi, Koljevic, Hajrizi, Smith, Toutziarakis.

Sigal Prishtina, 5-shja e mundshme startuese:
Mack, Lekndreaj, Rugova, Leday, Jonson.

19:30 BASHKIMI – G.E.YLLI ART SPORT 2

Takimi tjetër që do të transmetohet në Art Motion është ajo mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Portokall e zinjë nikoqir që nuk fitojnë në 3 ndeshjet e fundit, do kërkojnë këndelljen përballë Yllit që në përbërje kanë lojtarë tejet cilësorë. Deri më tani Bashkimi regjistrojnë 10 fitore e 12 humbje, dhe një disfatë në këtë ndeshje do ti fuste në garë për mbijetesë.

Nga ana tjetër, skuadra nga Theranda në tre ndeshjet e fundit kanë vetëm 1 fitore dhe kjo i ka sjellur jo pak kokëdhimbje trajnerit Fatih Gezer. Tani skuadra e udhëhequr nga Erjon Kastrati do kërkojë fitoren për të vazhduar presionin ndaj Ponte Prizrenit që për momentin ëhstë lider në kampionat.

Në tre ndeshje të zhvilluara mes vete këtë sezon, seri më të mirë ka Ylli me 2 fitore ndërsa njëherë ka triumfuar Bashkimi në palestrën “Sezai Surroi”

Bashkimi, 5-shja e mundshme startuese:
Lutete, Oleka, Hamati, Mala, Latkovic.

G.E.Ylli, 5-shja e mundshme startuese:
Willbekin, Kastrati, Bunjaku, Morant, Zekiqi.

lajme të ngjashme