Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy shqiptarë dhe aventurat parisiene

NULL NULL
18.12.2015 19:22

Historia e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino në letrat europiane

Në dialogun e tij me poetin e madh francez Alain Bosquet[1], Jashar Qemali kujtonte në Paris rininë e tij dhe miqësinë me dy vëllezërit shqiptaro-turq, Arif dhe Abedin Dino, nipat e Abedin Pashë Dinos, një prej figurave të shquara të lëvizjes kombëtare të kohës së Lidhjes së Prizrenit dhe djemtë e Rasih Dinos, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë shqiptare, por dhe emisar besnik që Qemal bej Vlora e dërgoi pranë kancelarive europiane për njohjen e shtetit të ri shqiptar… Arifin, Jashar Qemali e cilësonte si frymëzuesin e tij shpirtëror, që siç shkruante ai “përmes tij unë zbulova rrugët që të çonin te njeriu“.

“Që para se Dinot të vinin në Adana, unë e njihja emrin e tyre dhe kisha dëgjuar për ta. Kisha lexuar poezitë e Arifit dhe kisha parë vizatimet e Abedinit. Në fillim u njoha me Arifin dhe i dëgjoja shumë këshillat e tij. Arifi ishte një admirues i Rimbaud (Rembosë), madje e dinte përmendësh.

Bashkë kalonim orë të tëra, duke përkthyer poezi të Rembosë dhe duke folur gjatë për to. Kështu përkthyem poezinë e tij “Anija e dehur”(Bateau Ivre).

Libri i parë që më ka tronditur ishte Don Kishoti. Isha shtatëmbëdhjetë vjeç kur e lexova. Ishte Arifi që më bëri të lexoja atë dhe klasikët.

Kur Arif Dino (1892-1957) shiti ca toka, më dhuroi nja një qind libra të klasikëve. Kur hapa kutitë, gjeta tri kopje të Don Kishotit. Shkova dhe i thashë se gabimisht më kishte dhënë tri kopje, por ai më tha: “Jo, t‘i kam dhënë që t’i lexosh për gjithë jetën”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/12/18/dy-shqiptare-dhe-aventurat-parisiene/

lajme të ngjashme