Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy rastet e përsëritjes së COVID-19 (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 16.01.2021 20:50

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë brenda gjashtë muajve e diagnostifikoi dy herë pozitive me COVID-19, Hafije Bacajn nga Klina (një herë më 23 korrik dhe së fundmi më 25 dhjetor të 2020).

Madje për 53 vjeçaren sëmundja ishte më e vështirë herën e dytë – ndonëse ishte befasuar me ri-infektimin e saj, njofton Klan Kosova.

“Kam shkuar në një laborator privat kom rezultuar pozitive, pasi jam takuar dhe kom fol me mjekun, kam shkuar në Institut në Pejë edhe kam dal prapë pozitiv,” tha Hafije Bojaj.

Megjithatë ky nuk është rasti i vetëm në Klinë, edhe Njomza Grabanica e cila është drejtoreshë e drejtorisë së  Gjeodezisë në këtë qytet është rikonfirmuar me virus, e cila është aktualisht me virus aktiv.

“Më humbi shija, nuhatja, kisha shumë kokë dhimbje. Jam testuar në një laborator privat dhe kam dal pozitiv dhe më pas edhe në IKSHKPK”, deklaron e infektuara Njomza Grabanica.

Të dy këto raste të ri-infektimit i ka konfirmuar edhe kryeshefi i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj. Madje sipas tij, këto nuk janë të vetmet në vend.

Nga IKSHPK bëjnë me dije që janë në përpunim të të dhënave, e të cilat do të bëhen publike së shpejti ku do të kuptohen shifrat edhe për rastet e tilla.

klankosova.tv

lajme të ngjashme