Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, para dhe pushkë gjuetie NULL NULL 11.03.2026 08:45 11.03.2026 08:45 Dy raste të vjedhjes janë regjistruar në të njëjtën ditë dhe një të njëjtën orë në fshatin Pustenik të Hanit të Elezit. Sipas policisë, në këto dy raste u vodhën para të gatshme, stoli ari dhe dy pushkë gjuetie, transmeton Klankosova.tv. “Fsh. Pustenik, Hani i Elezit / 10.03.2026 – 19:40. Është raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”. “Fsh. Pustenik, Hani i Elezit / 10.03.2026 – 19:40. Është raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur dy pushkë gjuetie dhe ari. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.