Dy raste të ngacmimit në rajonin e Prishtinës NULL NULL 03.03.2026 09:15 03.03.2026 09:15 Dy raste të ngacmimit janë rapotuar në rajonin e Prishtinës. Në lidhje me rastin e parë, dje janë intervistuar dy të dyshuar pasi të njëjtit dyshohet se e kishin ngacmuar viktimën mashkull kosovar. “Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv. Derisa rasti i dytë kishte ndodhur më 12 janar 2023, por tek dje është siguruar prezenca e të dyshuarës femër e cila ishte në kërkim policor. “Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.