Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy persona vdesin në Bjeshkët e Junikut

NULL NULL
25.12.2023 14:28
Foto e përpunuar nga Klankosova.tv
Foto e përpunuar nga Klankosova.tv.

Dy persona kanë vdekur në Bjeshkët e Junikut.

Rasti për Klankosova.tv është konfirmuar nga Stacioni Policor në Junik.

“Njësitet relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Jemi në pritje të hetimeve rajonale. Sipas qytetarëve janë dy persona të vdekur”, thanë nga ky stacion.

Dyshohet se viktimat janë burrë e grua.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut. Prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, deklaruan për Klan Kosovën nga kjo Prokurori.

lajme të ngjashme