Dy persona u vranë të hënën në Zvicër NULL NULL 12.12.2023 08:33 12.12.2023 08:33 Dy persona janë vrarë të hënën në Zvicër. Ngjarja tragjike ndodhi në Sion, kryeqytet i Kantoni të Valaisit. Siç raporton gazeta zvicerane Blick.ch, i dyshuari Raphael B, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të disa personave, ku të vdekur mbetën një burrë 49-vjeçar dhe një grua e moshës 34-vjeçare, e cila u gjet në një parking, transmeton Klankosova.tv Si rezultat të këtij incidenti, ka pasur edhe të plagosur. I dyshuari fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por që u kap nga policia pasditen e së hënës në rajonin e “St Leonard”. Mbi 120 policë, ishin të angazhuar në operacionin për kapjen e 36 vjeçarit. Prokuroria ka nisur një hetim lidhur me rastin. Policia akoma s’ka bërë të ditur motivet e krimit. Por, autori thuhet se i ka njohur viktimat e tij.