Dy persona të plagosur në Tiranë NULL NULL 17.04.2023 15:53 17.04.2023 15:53 Foto ilustruese: Policia e Shqipërisë Dy persona mbetën të plagosur në një lokal në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se dy të plagosurit ndodhen në spital, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv. “Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç. Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.