Dy persona rrahin gratë e tyre, njëri arrestohet, tjetri në arrati NULL NULL 03.12.2023 09:01 03.12.2023 09:01 Dy persona, njëri nga Gjakova, e tjetri nga Malisheva dyshohen se kanë rrahur gratë e tyre. I dyshuari që është nga Gjakova gjendet në arrati, ndërsa ai i Malishevës është arrestuar, njofton policia, raporton Klankosova.tv. I prangosuri është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyja rastet janë cilësuar “Dhunë në familje”.