Dy persona plagosen me armë në një restorant në Veternik NULL NULL 04.04.2026 12:45 04.04.2026 12:45 Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një restorant në zonën e Veternikut në Prishtinë. Sipas burimeve të emergjencës për gazetaren e Klan Kosova, Arbreshë Uka, njëri i takon vitit të lindjes 1995 e tjetri 1999, dhe aktualisht ndodhen në gjendje stabile. Pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente dhe konsultimeve mjekësore, ata pritet të transferohen në repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm./Klankosova.tv