Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy persona lëndohen në një aksident trafiku në Sllatinë

NULL NULL
20.11.2024 16:44

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, tha për Klankosova.tv tha se në aksident ishin të përfshira një veturë edhe një kamionetë.

“Sipas informacioneve nga mjekët lëndimet janë të lehta. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Hoxha.

Ai iu bëri thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes.

“Tani edhe për shkak të motit, të reshurave rruga bëhet edhe më e rrëshqitshme. Shoferët duhet të kenë kujdes në vozitje, t’i respektojnë rregullat dhe t’ju përshtatën shpejtësisë, sepse kemi aksidente të shumta që në shumë raste po përfundojnë edhe me fatalitet”, tha Hoxha për Klankosova.tv

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar edhe gjatë ditës.

lajme të ngjashme