Dy në pranga për fajde NULL NULL 01.10.2015 16:07 01.10.2015 16:07 Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin për marrje me “fajde”. Sipas policisë, dyshimet rëndojnë mbi G. G. për dhënien e parave me fajde dhe në pamundësi të kthimit të të hollave me kohë, viktimës ia ka marrë 25000 euro dhe një parcelë prej 129 metra katrorë. “Ndërsa sa i përket personit B. Z. në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se kanë marrë një banesë prej 120 m² nga viktima për një vlerë të vogël të parave që ua kishte borxh’ bën të ditur policia. Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025