Dy në një: kondicioneri si orendi shtëpiake NULL NULL 08.07.2022 12:21 08.07.2022 12:21 Temperaturat verore tashmë kanë arritur maksimumin, por ky është vetëm fillimi i stinës më të ngrohtë të vitit. E kushdo që e ka me nguti sigurimin e freskisë në këto ditë vape, tani e ka një super-zgjidhje. Në treg ka dalë klimatizuesi më i ri nga VIVAX. Ky model ofron edhe ngrohtësi në acarin dimëror. Por, përtej kësaj i ka disa veçanti më të mira se aparatet tjera me këso funksione. Modeli i pagëzuar H+ Design, është një kombinim i teknologjisë më të fundit të inverterit, dhe dizajnit. Për këtë të fundit e ka fituar çmimin RED DOT. Dhe kjo për pamjen që e bën një me enterierin, falë mbulesës nga tekstili që vjen në tri ngjyra: e bardh klasike, e artë dhe e argjendtë. E krahas bukurisë, ky kondicioner i ri harxhon më pak energji elektrike – ka teknologji të avancuar për të garantuar nivel të harxhimit A++ për ngrohje, dhe A+++ për ftohje dhe atë edhe në temperatura prej -25 gradë Celsius. Përvec kësaj, e gjithë puna bëhet me zhurmën mini-minimale, prej vetëm 18.4 dB, deria lëvizja innovative e fletzës 180 shkallë mundëson që ajri të rrjedh edhe në drejtim vertikal edhe horizontal. Kështu, ekonomia, bukuria, shëndeti, ekologjia dhe rehatia, janë elementet përmbledhëse që janë të përfshira në një klimatizues të vetëm. Për t’u lidhur me faqen, kliko: KËTU