Dy motra vdiqën në aksidentin e rëndë në Sarandë NULL NULL 24.08.2025 22:00 24.08.2025 22:00 Foto nga A2CNN - Aksident Si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Sarandë-Delvinë, kanë vdekur dy motra. Sipas raportimeve të A2CNN, kanë humbur jetën Ela Dhimaku, 22 vjeçe, drejtuese e automjetit, dhe motra e saj Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, transmeton Klankosova.tv. Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15. Makina tip Lancia e drejtuar nga Ela Dhimaku, 22 vjeç, është përplasur me një mjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora. Gjithashtu në aksident ka mbetur e plagosur edhe një grua, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës.