Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy lajme negative për Conten para derbit me Interin

NULL NULL
24.10.2025 17:36
Foto: AP

Lajme të këqija mbërrijnë për Napolin në prag të derbit të nesërm kundër Interit në stadiumin “Maradona”.

Portieri Meret (i cili ishte favorit ndaj Milinkoviqit) nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje për shkak të një frakture në metatarsin e dytë të këmbës së djathtë, të pësuar gjatë stërvitjes, raporton Klankosova.tv.

Edhe sulmuesi danez Hojlund nuk pritet të rikuperohet në kohë nga lodhja muskulore.

Napoli vjen në takimin e së shtunës pas deklasimit 6-2 të martën në Ligën e Kampionëve në Holandë ndaj PSV Eindhoven. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme