Dy gra lëndohen nga ashensori në Vushtrri NULL NULL 23.07.2024 10:04 23.07.2024 10:04 Dy gra kanë pësuar lëndime trupore nga ashensori. Ngjarja ndodhi në një objekt banesor në rrugën “Ismajl Qemajli” në Vushtrri, mbrëmë rreth orës 22:38. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti. “Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithëshëm””, tha ai për Klankosova.tv Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa nuk dihet më tepër për gjendjen shëndetësore të viktimave.