Dy gola në shtesë, ndahen baras Spurs dhe United NULL NULL 08.11.2025 15:30 08.11.2025 15:30 Tottenham Hotspurs dhe Manchester United kanë ndarë pikët në Londër, 2-2, në ndeshjen hapëse të xhiros së 11-të të Premier Ligës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Manchesterit kur Bryan Mbeumo shënoi në minutën e 22-të. Rezervisti Mathys Tel barazoi rezultatin në minutën e 84-t, teksa Richarlison bëri përmbysjen në minutën e parë shtesë. Mirëpo, në skenë doli Mathijs de Ligt në minutën e pestë shtesë duke shënuar për 2-2 dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi. Tani, Tottenhami ndodhet i treti me 18 pikë po aq sa ka Unitedi…por në vendin e shtatë.