Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy gazetarë plagosën në një sulm izraelit pranë Rafahut, njërit i është amputuar këmba

NULL NULL
13.02.2024 21:20
Foto ilustruese: Jeleku dhe helmeta e përdorur nga gazetarët gjatë luftës.
Foto ilustruese: Jeleku dhe helmeta e përdorur nga gazetarët gjatë luftës.

Dy gazetarë të Al Jazeera janë plagosur në një sulm ajror izraelit pranë Rafah.

Njërit prej tyre – një reporteri i quajtur Ismail Abu Omar – iu amputua këmba e djathtë për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tij, raportoi Al Jazeera.

Mjekët po përpiqeshin të ndalonin gjakderdhjen dhe të shpëtonin këmbën e tij të majtë.

I plagosuri tjetër i cili është kameraman i këtij mediumi quhet Ahmad Matar.

Zyra e mediave e Hamasit dënoi atë që e quajti një sulm “të qëllimshëm” nga ushtria izraelite ndaj dy gazetarëve, duke thënë se ishte një përpjekje për të “frikësuar dhe terrorizuar”.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende mbi akuzat, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme