Dy aktakuza të reja për R Kelly NULL NULL 05.08.2019 23:00 05.08.2019 23:00 Këngëtari i njohur R Kelly do të përballet edhe me dy akuza prostitucioni që kanë të bëjnë me një vajzë nën 18 vjeç për një incident që dyshohet të ketë ndodhur në Minesota në vitin 2001. Prokurori i Qarkut Hennepin, Mike Freeman tha se Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, është akuzuar se i kërkoi vajzës shërbime që lidhen me prostitucion pasi e takoi në një koncert në Minneapolis. Kelly nuk po performonte në atë kohë por po bënte punë promovuese. Freeman tha që vajza po përpiqej të merrte një autograf nga Kelly kur këngëtari i dha asaj nënshkrimin e tij dhe një numër telefoni. Kur vajza telefonoi numrin, ajo u ftua në hotelin e Kelly-t. Aty asaj iu ofruan 200 dollarë për të hequr rrobat dhe për të kërcyer, tha Freeman. Ai tha që Kelly hoqi rrobat dhe ata kërcyen së bashku. Freeman tha që zyra e tij nisi hetimet pasi pranuan një informatë anonime.