Dushi i natës më i shëndetshëm se ai i mëngjeseve NULL NULL 07.02.2018 14:30 07.02.2018 14:30 Kur bëhet fjalë për dushin, shumica e njerëzve e bëjnë atë ose gjënë e parë në mëngjes ose përpara se të bien në gjumë. Megjithatë këshilla për kohën e duhur për t’u pastruar ka ndryshuar për shkak të disa hulumtimeve të fundit. Sipas ekspertëve një dush gjatë natës çon në gjumë më të mirë dhe më të shëndetshëm se sa dushi i mëngjeseve, njofton Klan Kosova. Ekspertët britanikë bëjnë të ditur se një dush gjatë natës largon djersët, vajrat dhe alergenet e ditës, duke ju dhënë një gjumë më të mirë, sy mbyllje më të rehatshme si dhe lëkurë rrezatuese.