Durrës, arrestohet shoferi që goditi një person për vdekje dhe iku NULL NULL 31.08.2023 10:48 31.08.2023 10:48 Arrestimi Është arrestuar në Durrës 54-vjeçari që dyshohet se shkaktoi aksidentin të premten ku la të vdekur një këmbësor 34-vjeçar. I arrestuari, pas aksidentit kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte fshehur veturën në Shijak. “Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë”, shkruan në njoftimin e Policisë Shqiptare, përcjell Klan Kosova.