Dumoshi: Leze Qena do të mbetet gjithmonë një grua e fortë që theu tabutë NULL NULL 25.03.2020 17:18 25.03.2020 17:18 Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka thënë se vdekja e aktores së mirënjohur, Leze Qena, është lajm i hidhur për të gjithë. “Leze Qena ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë ikonë dhe një grua e fortë që theu të gjitha tabutë duke u ngjitur në teatër”. “Me dhembje të madhe iu kam shprehur ngushëllimë të gjithë kolegëve të saj dhe të gjithë qytetarëve”. Dumoshi deklaroi se pas përfundimit të pandemisë Covid-19 do të bëjnë një mbledhje komemorative për të kujtuar të ndjerën. “Shkaku i koronavirusit jemi në një situatë krejt tjetër, pasi qeveria ka ndërmarrë disa hapa që nuk na lejonë të ndërmarrim diçka ku ka të grumbulluar njerëz”. “Unë vazhdimisht kam kontaktuar me vajzën e saj dhe me iniciativë timen kemi vendosur fotografinë para teatrit kombëtar”. “Po ashtu nesër do të ketë një kortezh nga teatri dhe me dëshirë të familjes nga teatri do të shkojë drejt varrezave”. “Pas përfundimit të pandemisë ne do të bëjmë ndonjë mbledhje komemorative apo diçka të tillë”, ka thënë Dumoshi para mediave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025