Duke punuar arën – flasin për zgjedhjet e parakohshme NULL NULL 06.10.2019 12:17 06.10.2019 12:17 Në ditën kur i gjithë vendi është mobilizuar për zgjedhjet e parakohshme, moderatori Florent Zeqaj ka zhvilluar një intervistë me një bujk. Në fshatin Carallugë të Malishevës, Shemsedin Hoti, ka bërë të ditur se ende nuk ka votuar, por se pret të votojë, njofton Klan Kosova. “Merrem me bujqësi dhe tash jemi duke u përgatitur për ta mbjellë arën. Nuk ka shumë leverdi, por me diçka duhet të merremi”. “Shteti po na ndihmon nga pak me grande. Kam edhe blegtori, misër mbjellim edhe Tërshanë”. “Ende nuk kam dalë, por e kam ndërmend të votoj. Presim diçka më mirë, urojë të bëhet diçka më mirë. Mesazhi është që të na ndihmojnë neve në bujqësi në mënyrë që edhe ne të kemi pak leverdi”. klankosova.tv