Dueti i ëmbël i Keith Urban dhe Nicole Kidman (VIDEO) NULL NULL 12.10.2018 09:00 12.10.2018 09:00 Keith Urban dhe Nicole Kidman kanë realizuar një duet shumë të ëmbël. Në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Vajzës, çifti është ulur së bashku në pianon e tyre për të interpretuar një version shumë të bukur të këngës së njohur të këngëtarit të muzikës country, “Female”. Urban ka shpërndarë videon në llogarinë e tij në Instagram, duke treguar se ky moment i veçantë në shtëpinë e tyre është xhiruar nga dy vajzat e çiftit, Sunday (10) dhe Faith (7), transmeton Klan Kosova. View this post on Instagram To honor International #DayoftheGirl – filmed by Sunday and Faith!!! @KeithUrban A post shared by Nicole Kidman (@nicolekidman) on Oct 11, 2018 at 9:23am PDT Kidman është pjesë e kësaj kënge si zë i dytë në versionin e studios, por asnjëherë nuk e ka performuar këtë këngë bashkë me bashkëshortin e saj, në publik. “Nga të gjitha këngët që mund të këndonte ajo, kjo ishte e duhura”, kishte thënë Urban për E! vitin e kaluar. Kombet e Bashkuara kanë festuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzës që nga viti 2012, për të promovuar fuqizimin e vajzave dhe për të nxjerrë në pah sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohen vajzat anembanë botës në kërkesën e tyre për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë, për t’u arsimuar dhe për të arritur potencialin e tyre të plotë. Kidman është Ambasadore e Vullnetit të Mirë në UN Women që nga viti 2006.