“Duam luftë”, protestuesit serbë provokojnë policinë (VIDEO) NULL NULL 25.09.2021 20:47 25.09.2021 20:47 Protestuesit serbë të cilët janë duke qëndruar në Jarinjë kanë provokuar Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës me fjalët “Duam luftë”, gjatë ndërrimit që e bëjnë këta të fundit. Përveç fjalëve provokuese të cilët protestuesit i kanë lëshuar në drejtim të policëve aty është dëgjuar edhe muzikë nacionaliste serbe, njofton Klankosova.tv. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që gjatë këtyre gjashtë ditëve njësitet speciale të Policisë së Kosovës provokohen nga serbët protestues, por ata kanë ruajtur qetësinë dhe nuk kanë reaguar.