Dua Lipa u bën thirrje qytetarëve që ta vizitojnë bienalen “Manifesta 14” NULL NULL 09.08.2022 19:42 09.08.2022 19:42 Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon qëndrimin në vendlindje edhe pse ka mbaruar festivali i organizuar nga familja e saj “Sunny Hill”. Dua sot ka vizituar bienalen evropiane “Manifesta 14” që është duke u mbajtur në Prishtinë teksa u ka bërë thirrje të gjithëve që ta bëjnë të njëjtën gjë, njofton Klankosova.tv. “Dje e vizitova Bienalen ‘Manifesta’ që aktualisht po mbahet në Prishtinë. Ka instalacione të pabesueshme arti dhe ekspozita publike në të gjithë qytetin, por veçanërisht në vende që kanë nevojë për pak dashuri dhe vitalitet. Ekspozita kryesore po mbahet në hotelin ‘Grand’ i cili është pothuajse i braktisur, me përjashtim të organizimit të disa ngjarjeve private”, ka shkruar këngëtarja. “Është një ekspozitë e mahnitshme e cila po i mirëpret artistët nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës. Ju sugjeroj që nëse nuk e keni vizituar ende atë, ta fusni në listën e gjërave që duhet t’i bëni patjetër në Prishtinë gjatë kësaj vere”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 16 orë më parë