Dua Lipa shkëlqen në tribunat e finales së Botërorit, përkrah bashkëshortit NULL NULL 19.07.2026 22:27 19.07.2026 22:27 Foto: Arlind Sadiku Finalja e Kupës së Botës 2026 nuk po sjell spektakël vetëm në fushë, por edhe në tribunat e MetLife Stadium në New Jersey. Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, është shfaqur në mesin e të ftuarve VIP për finalen mes Argjentinës dhe Spanjës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner. Edhe pse nuk ishte pjesë e skenës muzikore të ceremonisë së mbylljes, prania e Duas ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave. Ajo iu bashkua listës së gjatë të yjeve ndërkombëtarë që zgjodhën ta ndjekin nga afër finalen më të madhe të futbollit botëror./Klankosova.tv