Dua Lipa po vjen në shtëpi! NULL NULL 14.07.2022 22:42 14.07.2022 22:42 Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka bërë njoftimin e ardhjes në Kosovë, në kuadër të organizimit të festivalit Sunny Hill në Prishtinë. Ajo, para miliona ndjekësve në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ka shkruar mes tjerash se ”Po vij në shtëpi”, transmeton Klankosova.tv. ”Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Po vij në shtëpi! Shihemi në gusht”, shprehet Lipa në facebook, ndërsa ndan edhe imazhin e saj për pjesëmarrjen me performancën e saj në këtë festival. Azet, Elvana Gjata, Yll Limani, Ledri Vula, Kida, J Balvin, Dj Regard e shumë artistë të tjerë është konfirmuar se do të performojnë po ashtu në festivalin e sivjetmë. Sunny Hill Festival do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Gërmi.