Dua Lipa për filmin “Zgjoi”: Lajmi më i mirë për t’u zgjuar NULL NULL 22.12.2021 11:01 22.12.2021 11:01 Dua Lipa i është gëzuar lajmit se filmi “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë për nominime në “Oscars”. Ajo hyri në Instagram dhe ndau një fotografi mbi të cilën shkroi: “Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”. Filmi “Zgjoi” i regjisores nga Kosova, Blerta Basholli ka shënuar sukses në kinematografinë ndërkombëtare. Ky film ka fituar çmimet kryesore në Sundance Festival, dhe tani është në kategorinë e ngushtë me filma të huaj për edicionin e 94-të të “Oscars”, transmeton Klankosova.tv.