Dua Lipa mbërrin në tapetin e kuq të Met Gala (FOTO) NULL NULL 02.05.2023 00:43 02.05.2023 00:43 Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në tapetin e kuq të Met Gala. Artistja nga Kosova ka veshur një fustan të modës së lartë Chanel të vjeshtës 1992 nga Karl Lagerfeld, i cili fillimisht ishte veshur në pasarelë nga Claudia Schiffer, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Fustani tregon aftësinë e Lagerfeld për të krijuar dizajne të përjetshme. Kujtojmw se Met Gala, ose Met Ball, i quajtur zyrtarisht Gala e Institutit të Kostumeve ose Përfitimi i Institutit të Kostumeve, është një gala vjetore për mbledhjen e fondeve që mbahet për të mirën e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York City. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv
Arte pamore Aplikacionin e FBI-së për identifikimin e artit të vjedhur tani mund ta përdorë çdokush 12/04/2023