Dua Lipa i bashkohet Vasfije Krasniqit në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale NULL NULL 20.10.2021 15:03 20.10.2021 15:03 Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, i është bashkuar Vasfije Krasniqit, në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale. Përmes një postimi në Instastory, Lipa u ka bërë thirrje ndjekësve të saj të jenë pjesë e marshit që do të organizohet në New York, njofton Klankosova.tv. Nismës së deputetes Krasniqi i janë bashkuar edhe kolegët e saj në Kuvendin e Kosovës. Krasniqi në seancën e djeshme plenare ka mbajtur në dorë një fletë me mbishkrimin “Ralllyforherjustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci. Deputetët i bashkohen Vasfije Krasniqit në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale