Deputetët i bashkohen Vasfije Krasniqit në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale NULL NULL 19.10.2021 12:29 19.10.2021 12:29 Thirrjes për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të bërë nga deputetetja e Vetëvendosjes Vasfije Krasniqi i janë bashkuar kolegët e saj në Kuvendin e Kosovës. Krasniqi në seancën e sotme ka mbajtur në dorë një fletë me mbishkrimin “Ralllyforherjustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci. Një fotografi të përbashkët Vasfije Krasniqi e bëri me bashkëpartiaken Shqipe-Mehmeti-Selimi, si dhe deputetët e tjerë në këtë Kuvend. Një fotografi me këtë mbishkrim e ka shkrepur edhe deputeti, njëherit lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj./ KP