Dua Lipa dhe Rita Ora në listën e këngëtarëve më të pasura në Angli NULL NULL 03.11.2021 15:28 03.11.2021 15:28 Dua Lipa dhe Rita Ora janë në listën e këngëtarëve të rinj më të pasur në Angli, ndërkohë Ed Sheeran mban ‘kurorën’ si artisti më i pasur britanik. Sheeran renditet i pari për të tretin vit radhazi, dhe sipas The Sun, ai ka fitime marramendëse prej 235.5 milionë funtash. I dyti është 27 vjeçari Harry Styles, duke grumbulluar 80 milionë funta, Little Mix renditet në vendin e tretë me 66.7 milionë, ndërsa Niall Horan, ishte i katërti me 57.5 milionë. Dua Lipa renditet e teta në listë, me 43.5 milionë funta, ndërsa Rita Ora zë vendin e 13-të me 26.5 milionë funta.