Dua dhe Aja sfidohen nga lojërat e Orës së Pasdites (VIDEO) NULL NULL 15.12.2023 19:54 15.12.2023 19:54 Sot tek “Ora e Pasdites” të ftuara ishin dy vajza të mrekullueshme Dua dhe Aja, të cilat u sfiduan nga lojërat e emisionit. Kuizi tanimë i dashur për të vegjlit tanë, çdo të premte është prezent në ekranin e Klan Kosovës. Në “Super Mendjet”, çdo herë janë dy fëmijë, të cilët mes vete garojnë duke u përballur me sfida të ndryshme, natyrisht duke iu përshtatur moshës së tyre. Pjesëmarrja në një garë kaq të lezetshme televizive, nuk i lë pa dhurata. Dhe jo vetëm një, por gjatë secilës lojë së përfunduar, ata do të marrin shpërblime. Në të premten e kësaj jave, ishin Dua dhe Aja, ku përgjatë lojërave shpesh edhe barazoheshin. Qëllimi i një hapësire mediale për mosha të tilla, nuk ka për synim nxjerrjen e fituesit me patjetër, megjithatë lojërat janë tejet atraktive dhe në të njëjtën kohë nxisin ndjenjën e garimit. Përmes linkut të mëposhtëm, të gjithë ju mund t’i shikoni vajzat Dua dhe Aja gjersa mundohen të dëshmojnë vetën.