Driton Kuka: Sot ditën e nisëm me testime PCR NULL NULL 02.01.2021 11:52 02.01.2021 11:52 Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka bërë të ditur se së bashku me disa prej xhudistëve më të suksesshëm të Kosovës, i kanë bërë testimet PCR. Në fotografinë që ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, mund të vërehet edhe kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, njofton Klan Kosova. “Bashkëpunim dhe mirëkuptim nga Prof Naser Ramadani Drejtor i IKSHPK prej fillimit të pandemisë” “Ndërsa në Pejë Doktoresha Adnora Nurboja ishte në çdo moment afër ekipit tonë dhe stafi i saj po ashtu,ajo sot personalisht ishte gjatë testimeve dhe i shprehëm falënderimet tona”. “Heronjtë mantel-bardhë u shkoftë mbarë ky vit me shpresë se së shpejti do fillojmë jetën normale e ju do jeni më afër familjeve të juaja”. klankosova.tv