Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Driton Kuka reagon pas medaljes së argjendtë të Nora Gjakovës

NULL NULL
21.10.2022 18:24

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pasi Nora Gjakova u stolis me medaljen e argjendtë në Abu Dhabi.

Kuka është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Norës, por shtoi se mungesa 15 mujore nga garat sportive, për shkak të lëndimit, i kushtoi me humbje në finale, njofton Klankosova.tv.

“Nora Gjakova e argjendtë ….700 pikët e para të saj drejt Olimpiadës së 3 ku do marr pjesë! Pas plot 15 muaj pauzë e cila erdhi si rezultat i lëndimit pas Lojërave Olimpike në Tokio ajo u rikthye fuqishëm!”, ka shkruar Kuka.

“Radhiti fitoret kundër koreanes, holandezes, në çerekfinale mposhti serben Perishiq e në gjysmëfinale gjeorgjianen Liparteliani!”.

“Në finale, Nora ishte në nivel me kapje dhe koordinim, por i munguan hymjet kundër koreanes Huh Mimi, erdhi në shprehje pauza 15 mujore nga garat sportive!”.

“Rezultat i shkëlqyeshëm i Norës e nesër e pasnesër garojnë Laura Fazliu dhe Loriana Kuka! Në gara me ekipin në krye të detyrës Fatos Tabaku. Shpresojmë në sukses të radhës! Kosova mbi të gjitha”.

lajme të ngjashme