Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Driton Kuka për mosmiratimin e Ligjit për Sponsorisim: Nuk e merituam

NULL NULL
20.06.2019 09:50

Trajneri kosovar, Driton Kuka, ka thënë se dje në Kuvend sportistët nuk kanë marrë përkrahjen e duhur për tu finalizuar Ligji për Sponsorisim.

Ai ka thënë se deputetët që nuk e kanë votuar ligjin në fjalë duhet të flasin publikisht dhe t’i tregojnë arsyet e tyre, transmeton Klan Kosova.

“Sporti përkundër sukseseve dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për tu finalizuar Ligji për Sponsorisim. Se kemi merituar kështu aspak”.

“Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja, nëse keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulem e ta diskutojmë por… Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti”.

“Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është Sporti e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të trajnerit Kukan ë Facebook.

klankosova.tv

lajme të ngjashme