Driton Kuka njofton se Kosova në Masters siguron dy finale NULL NULL 15.12.2018 10:25 15.12.2018 10:25 Pa dyshim, trajneri Driton Kuka ndihet i privilegjuar që i ushtron dhe punon me dy sportistet më të mëdha që i ka Kosova, Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën e të tjerët. Në vazhdën e lajmeve të mira për Kosovën, Kuka ka dhënë edhe një tjetër lajmë të mirë se Kosova në Masters siguron dy finale, njofton Klan Kosova. Ky është postimi i plotë i Driton Kukës. “Për kënaqësinë e juaj … Nga Kina e largët,duke vazhduar me lajme të shkelqyeshme për vendin e popullin tonë! Kosova në Masters siguron dy finale! Mrekulli ishte paraqitja e Disit e Nores sot. Në finale me kend tjetër pos me Japoneze ? Mastersi garë Elitare ku marrin pjesë The Best of the Best çdo kategori 16 më të mirët. Akili e nisi bukur kundër Rusit Mogushkov por u ndal nga Kampioni aktual Botëror Koreani An Changrim dhe mandej në repasazh nga Shavdatuashvili. Distria mposhti Koreanen Yang mandej Rusen Dolgova e në gjysëmfinale Slovenen Stangar krejt me Ippona në finale ndeshet me Japonezen Ami Kondo Nora Gjakova sot ishte në formë perfekte mposhti Telma Monteiron,Japonezen Tamaoki e në gjysëmfinale Kanadezen Climkait,çfarë Nore e çmendur sot! Në finale kundër Japonezes Yoshida Kampione Aktuale Botërore … Deri sivjet në Masters medalje kishte fituar vetëm Majlinda. Pikë Olimpike me bollëk për të tretë”.